Nje Shqiptar
ne CIA

VAZHDO LEXIMIN ➝

AUTORI

Bashmir Xhemaj është një figurë aktive në jetën publike në Kosovë. Gazetar për shumë vjet në televizion, ku ka mbuluar kryesisht politikën. Xhemaj ka studiuar komunikimin politik në Universit...

Read More

NE VEND TE PARATHENIES

Emrin e Destan Berishës e dëgjova për herë të parë në vitet ’90- a, kur isha ende fëmijë dhe sapo kisha nisur të interesoh...

Read More

TË TJERËT PER LIBRIN

telegrafi.com “Libri lexohet lehtë dhe pa ngarkesën e një dokumenti historik. Është ai stili publicistik që e përshkruan një realitet historik në stilin e ro...

Read More


Rreth librit

Libri “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”, i autorit Bashmir
Xhemaj, u botua me 3 prill 2019 në Prishtinë. Ai erdhi si një risi për lexuesin
shqiptar në Kosovë, dhe jo vetëm.

Libri, i zhanrit biografi historike, i pari i autorit Xhemaj, zbardh jetën e një njeriu
të zakonshëm, por që jetoi historinë më të jashtëzakonshme të shqiptarëve në
shekullin XX. Si një njeri pa shkollë, Destani pati vetëdijen për t’u ngritur me
armë kundër murtajës ideologjike të kohës. I përndjekur nga Billusha e tij e vogël,
në afërsi të Prizrenit, në Kosovë, në fund të Luftës së Dytë Botërore, Destani gjeti
një atdhe të dytë të përkohshëm në Greqi. Shpejt iu bashkua shumë shqiptarëve
trima nën udhëheqjen e CIA-s në përpjekjet titanike për ta rrëzuar regjimin
komunist të Enver Hoxhën në Shqipëri.

Ky libër sjell rrëfimet e vjetra të banorëve shqiptarë të Vërrinit dhe shokëve të tij
se si Destani ishte shndërruar gati në një legjendë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, tregimet e vërteta përmbajnë anë të errëta, ashtu sikurse edhe ato të
ndritshme. Është një histori kur trimëria shpesh ka triumfuar mbi zgjuarsinë.
Në fund të viteve 60- ta, Destani u përball sërish me komunistët pas një vizite të
papritur në Kosovë, ish Jugosllavi. Ai u akuzua nga UDB-ja si spiun dhe terrorist
që kishte punuar për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jeta e Destanit
ishte një aventurë, ashtu sikurse është shkruar libri. Histori, operacione sekrete,
tragjedi, vrasje e lavdi. Është një përpjekje për të zbërthyer psikologjinë e sekretit,
spiunazhit dhe momente të caktuara të historisë - se si reagojnë njerëzit e
zakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme. Fati i tij ishte i lidhur me Kosovën dhe
Shqipërinë. Ai bëhej më i fortë nga dashuria për to!